Dy fëmijët që vdiqën në aksidentin në Novi Sad varrosen nesër

28 Nëntor 2016 - 18:42      

Dy fëmijët shqiptarë, njëri 5 e tjetri 8 vjeç, që vdiqën në aksident trafiku në Serbi teksa po ktheheshin me familje në Kosovë për pushime, do të varrosen nesër.

“Familja Dvorani nga fshati Terrstenik, Komuna e Drenasit njofton familjarët miqtë dhe bashkëqytetarët se varrimi i dy djemve tanë do të bëhet të martën në ora 14:00, në varrezat e fshatit Terrstenik. Muhamet A. Dvoranit - 8 vjeç dhe Mendim A. Dvorani - 5 vjeç kanë humbur jetën në një aksident në Novi Sad derisa ishin duke ardhur në vizitë në Kosovë, nga Austria”, thuhet në njoftimin e familjes. “Pjesëmarrja e juaj është ngushëllim dhe respekt për ne”, thuhet më tej në njoftim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...