Rinia e PDK-së thotë se fëmijët duhet të rriten në frymën e vlerave kombëtare

28 Nëntor 2016 - 17:35      

Për nder të festës së 28 Nëntorit, Rinia e PDK-së në Prishtinë u mundësoi fëmijëve që të pikturojnë, ndërsa piktorët Marigona dhe Sadriu u kujdesën që fëmijëve t’u bëjnë vizatime në fytyrë dhe Reina me zërin e saj e ëmbëlsoi festën.

“Fëmijët duhet të rriten me frymën e vlerave kombëtare dhe të nderojnë e respektojnë të gjithë ata që sakrifikuan për kombin shqiptar”, tha kryetari i Rinisë së PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadikaj.

Këngë dhe hare gjatë gjithë ditës, ndërsa pikturat me motive kombëtare të cilat fëmijët i kanë pikturuar do t'i dhurohen Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë për nder të 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...