
28 Nëntor 2016 - 16:27
“Partia e Drejtësisë shpreh keqardhje për ngjarjen e turpshme në ditën e festës kombëtare të Shqiptarëve dhe siguron autoritetet shtetërore të Republikës së Turqisë se tek qytetarët dhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës do të kenë gjithmonë miq të sinqertë dhe të përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe miqësore ndërshtetërore në dobi të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagimin e PD-së.
Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, thotë PD, “nuk do të harrojnë kurrë ndihmën vëllazërore që populli dhe Qeveria e Republikës së Turqisë ia kanë dhënë dha vazhdojnë t’ia japin shtetit tonë gjatë periudhës së okupimit, luftës për liri dhe pavarësi, dhe aktualisht shtetndërtimit të vendit dhe njohjes së tij në arenën ndërkombëtare”.
“Aktet e këtilla të izoluara nuk guxojnë të paraqesin asnjë rrezik për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet popujve dhe shteteve tona”, përfundon reagimi i PD-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...