Pacolli nderoi heronjtë e UÇK-së në Marec

28 Nëntor 2016 - 15:45      

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në shenjë nderimi për heronjtë e UÇK-së, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Marec.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Pacolli ka thënë se, gjaku i derdhur për liri na obligon të gjithëve që ta ndërtojmë një vend më të mirë për gjeneratat e ardhshme, transmeton Koha.net.

I pari i AKR-së ka thënë se, ne sot e shënojmë festën e flamurit kombëtar, falë atyre që u sakrifikuan për të, para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës duke na e mundësuar që sot të festojmë të lirë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...