Veseli: Kompleksi Memorial i Jasharajve është shndërruar në vend pelegrinazhi

28 Nëntor 2016 - 15:12      

Kryeparlamentari Kadri Veseli për nder të 28 Nëntorit ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Veseli tha se kjo ditë po merr përmasa të një dite e cila po shndërrohet në pelegrinazh, veçanërisht në këtë vend të shenjt ku prehet komandanti legjendar.

“Janë duke ardhur me qindra mijëra qytetarë anekënd trojeve shqiptare për t’i bërë nderim heronjve tanë kombëtar, duke kujtuar lirinë tonë, sakrificën, dhe në të njëjtën kohë, për ta nderuar dhe respektuar flamurin tonë kombëtar”, tha Veseli, transmeton KP.

Veseli tha se institucionet e vendit kanë ende për të bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes një zhvillimi të fuqishëm ekonomik, dhe në të njëjtën kohë ta kemi një shtet me të cilin do të krenohen të gjithë këta qytetarët të cilët për lirinë e këtij vendi kanë sakrifikuar aq shumë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...