Rama në Berlin, shqiptarët gjithmonë mirënjohës ndaj Gjermanisë

28 Nëntor 2016 - 14:23      

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka filluar vizitën zyrtare në Gjermani.

Në Berlin ai është pritur nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Pas pritjes zyrtare kancelaria gjermane dhe kryeministri i Shqipërisë kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Angela Merkel ia rikujtuar Edi Ramës se janë pesë kushte që Shqipëria të fillojë procesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Njëri nga kushtet kryesore kancelaria Merkel për Shqipërinë e ka potencuar reformën në Drejtësi.

Pa këtë reformë në Drejtësi, nuk ka fillim negociatash ndërmjet Shipërisë dhe BE-së.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka veçuar momentin që në Berlin gjendet në ditën e festës së Flamurit të Shqipërisë.

Ai e ka falënderuar Merkelin për gjithë ndihmën që iu ka dhënë shqiptarëve në këto vitet e fundit.

“Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës janë shumë mirënjohës për ndihmën që Gjermanisë dhe ju si kancelare e saj iu keni ofruar”, ka thënë Rama.

Edi Rama pasi ka përkujtuar se brenda tri vjetësh është takuar tre herë me Angela Merkelin ka folur për aspiratat e Shqipërisë për t’u antarësuar në BE.
“Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në rrugën drejt anëtarësimit të Bashkimit Evropian. Ne nuk e kemi filluar këtë rrugë si detyrim nga BE, por këtë na kanë dhënë etërit tanë, të cilët kanë dashur të largohen nga lindja dhe të lidhen me perëndimit. Ky është vetëm fillimi ynë për t’u bërë anëtar të Bashkimit Evropian. Shqipëria meriton të njëjtën besnikëri nga ana e BE-së, si besnikëria jonë ndaj jush. Jo vetëm Shqipëria dhe rajoni ka nevojë për BE-në, por edhe BE ka nevojë për ne. Ne do të punojmë shumë që të arrijmë objektivat tona, dhe ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç e meriton”, ka thënë Rama ndër të tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...