Foto: Koha

Tahiri filloi bisedimet me përfaqësuesit e BE-së

28 Nëntor 2016 - 12:16      

Nesër, në Bruksel fillojnë bisedimet trepalëshe në kuadër të dialogut të Brukselit, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Në këto bisedime që do të zgjasin dy ditë, në agjendë do të jenë çështjet e drejtësisë dhe kodit shtetëror telefonik për Kosovën. Në këto takime të dyja shtetet do të raportojnë për progresin e arritur në përmbushjen e obligimeve për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve.

Edita Tahiri, ministre kryenegociatore e Kosovës në dialogun e Brukselit ka arritur në Bruksel, ku sot do të zhvillojë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Në këtë raund të bisedimeve nuk do të bisedohet për çështjen e Asociacionit dhe për këtë çështje nuk është biseduar as në raundet e kaluara ashtu siç ju kemi njoftuar. Ju bëjmë me dije se lajmet e lansuara nga pala tjetër se gjoja do të bisedohet për këtë temë janë të pasakta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...