Nishani uron Festën e Flamurit: Nder përjetë Atit themelues!

28 Nëntor 2016 - 11:40      

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar shqiptarët për Festën e Flamurit.

Me anë të një mesazhi, kreu i shtetit ka vlerësuar edhe themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Qemali.

Mesazhi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë:

Gëzuar Festën e Flamurit!

Nder përjetë Atit themelues!

Nder përjetë Rilindasve të mëdhenj të kombit!

Nder përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që i përkasim që kur zë fill jeta, kthimin në familjen evropiane.

Gëzuar Festën e Pavarësisë!

Rroftë Flamuri ynë kuq e zi!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...