Ymeri: 28 Nëntori datë e së kaluarës, projekt i së ardhmes

28 Nëntor 2016 - 11:24      

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri me këtë rast ka thënë se sakrifica e familjes së Adem Jasharit është dëshmi që 28 Nëntori është datë e së kaluarës dhe projekt i së ardhmes.

“Këta janë udhërrëfyes i jonë për të ardhmen. Është e qartë se kjo Kosovë që po shohim sot është shpërputhje flagrante me Kosovën për të cilën dëshiron familja Jashari dhe gjithë dëshmorët e luftës së fundit”, citon kp të ketë thënë tha Ymeri.

Ymeri ka folur edhe për arrestimet e aktivistëve të VV-së, si dhe vdekjen e Astrit Deharit. Ai tha se heronjtë që dhanë jetën për liri, nuk e kanë menduar që në Kosovën e pavarur dhe sovrane të ketë njerëz të arrestuar politikisht dhe të ketë njerëz që humbin jetën në burgje.

Bashkë me Ymerin nga Vetëvendosje ishin edhe deputeti Albin Kurti, nënkryetarja Aida Dërguti, dhe deputeti Rexhep Selimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...