28 Nëntor 2016 - 10:57
Lajmi për takimin Rama-Merkel, konfirmohet nga burime zyrtare të kryeministrisë si dhe të qeverisë gjermane.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, Qeveria e Gjermanisë, sqaron se Kancelarja Angela Merkel, të hënën do të presë në një takim zyrtar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Në takimin i cili do të mbahet rreth orës 14.00, do të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale si dhe çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Një ditë më parë nëpërmjet një video-mesazhi në facebook, kryeministri Rama theksoi se e ardhmja europiane e Shqipërisë është një amanet që me çdo kusht do të realizohet në sajë të reformave që do të ndërmerren.
‘’Shqipëria Europiane nuk është një ëndërr me sy hapur e këtij vendi, por është një amanet që ne do e çojmë përpara me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në sajë të reformave që do të ndërmarrim’’, përfundoi kryeministri Rama.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...