
28 Nëntor 2016 - 10:38
Kështu kanë bërë edhe në qytetin Lynnwood , në Washington State, të dielën, më 20 Nëntor 2016.
Në këtë qytet, shqiptarët u tubuan për ta kremtuar Festën Kombëtare më 20 nëntor.
Me këtë rast të pranishmëve u foli aktivisti shumëvjeçar në SHBA, Ferhat Ymeraga.
Ai pasi falënderoi shoqatën “Vatra” dhe baballarët e kombit, që punuan me dashuri e përkushtim, që flijuan gjithçka për nderin dhe lirinë e Shqipërisë Etnike, për vlerat dhe idealet që e rilinden dhe lartësuan identitetin shqiptar tha:
Njëqind e katër vjet më parë, më 28 Nëntor 1912, baballarët e kombit në krye me Ismail Qemalin, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Kështu, përfundoi nata e gjatë e pushtimit otoman dhe Shqipëria doli në dritë. U rilind! U rilind bashkë më flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Pavarësia e Shqipërisë u arrit falë gjakut të derdhur të bijve e bijave më të mirë të Shqipërisë Etnike: të dëshmorëve e martirëve të shumë brezave, po dhe gjakut të njerëzve të rëndomtë: të fëmijëve, grave e pleqve, të të rinjve e të rejave, që u kapluan në stuhinë e betejave të përgjakshme, duke përfshirë dhe Luftën e fundit në Kosovë. Me gjakun e tyre të pafajshëm, ata e vaditën tokën arbnore, duke e shenjtëruar atë. Duke e bërë Atdheun tokë të shenjtë të lirisë!
Jemi mbledhur sonte këtu që të kujtojmë e nderojmë bijat e bijtë më të shtrenjtë të Atdheut, që dhanë jetën e tyre që Shqipëria të jetojë! Ata dhe ato ranë fli në altarin e lirisë, më besimin dhe vizionin se:
Nga Tivari në Manastir, nga Presheva ne Prevezë,
Nga Shkodra ne Janinë, nga Kosova ne Çamëri
Është Shqipëri. Është Atdhe. Është Arbëri!
Sot, vërtet, kemi dy shtete shqiptare, po vetëm një Atdhe!
Flamuri Kombëtar është Formula e Pagëzimit e idealeve të lirisë e bashkimit. Le ta pagëzojmë të gjithë së bashku këtë Ditë të Shenjtë të rilindjes së Shqipërisë,të lirisë e te flamurit shqiptar, që Atdheu të jetojë i bashkuar, i lumtur dhe i përparuar brez pas brezave.
Zoti ju bekoftë juve dhe Shqipërinë!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara t’Amerikës dhe botën!
E diel, me 20 Nëntor 2016
Lynnwood, Washington
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...