Aparatura moderne për diagnostikim të sëmundjeve të gjirit rri e paketuar në QKUK [video]

27 Nëntor 2016 - 19:27      

Ndonëse është aparaturë shumë moderne që shërben në diagnostikim të sëmundjeve të gjirit, ajo qëndron e paketuar.

Një të tillë nuk e kanë pasur deri tani institucionet shëndetësore në vend, por për ta akomoduar e vënë në funksion duhet bërë renovimin e hapësirës.

Kërkesa është bërë kohë më parë, por drejtoria e SHSKUK-së nuk ka përcaktuar ende hapësirat.

Curr Gjocaj, Drejtor i SHSKUK-së ka shprehur shqetësimin për ngarkesën që mund ta kenë në menaxhimin e projektit, që kushtoi mbi 200 mijë euro.

Pranon se është e nevojshme një qendër e madhe diagnostikuese për qytetarët, por që nuk ishte në program të institucionit që ai drejton.

Derisa drejtues të klinikës së radiologjisë kanë kryer të gjitha përgatitjet për të filluar punën me projektin “Mamo 2” muajin e ardhshëm, ku shumë shpejt pritet të arrijë edhe një aparaturë e re, në ministrinë e shëndetësisë nuk dinë asnjë detaj për të këtë gjë.


Aparatura moderne për diagnostikim të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...