27 Nëntor 2016 - 19:06
Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e komunave serbe, për gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.
Por Prishtina zyrtare ka mohuar se në këtë rund bisedimesh do të diskutohet për Asociacionin.
“Kjo temë nuk pritet të diskutohet pa u pajisur Kosova me Kodin telefonik nga ITU-ja’, është shprehur ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
Udhëheqësja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se javën e ardhshme do të ketë diskutime me palën serbe për të parë sa janë zbatuar disa marrëveshje të arritura më herët.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...