27 Nëntor 2016 - 18:44
Përgjegjësi Asllan Zemani shpjegon se Muzeu i Forcave të Armatosura është konceptuar në dy periudha: e para që daton nga viti 1400 deri në 1900-n, ndërsa e dyta nga viti 1940 deri në 1990-n.
Për shkak të shumëllojshmërisë së armëve, municioneve, pajisjeve, mjeteve motorike dhe çdolloj pajisjeje tjetër që është përdorur nga ushtria, ky muze është konceptuar me dy ambiente.
“Muzeu është i përbërë nga dy pjesë, ai i brendshëm dhe ai i jashtëm. Në këtë të fundit janë vendosur armatime të ndryshme, duke përfshirë helikopterët, armatimet e rënda, topa të kalibrave të ndryshëm, të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme nga ushtria shqiptare”, thotë Asllan Zemani, përgjegjësi i muzeut.
Për festat e shpalljes së Pavarësisë dhe Çlirimit, më 28 dhe 29 nëntor, për herë të parë ky muze do të jetë i hapur për këdo që do ta vizitojë.
“Më 28-29 nëntor muzeu është i hapur duke filluar nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 14, sikurse dhe pasdite. Ai mirëpret vizitorë të ndryshëm dhe të shumëllojshëm, pavarësisht nga mosha apo profesioni”, shtoi më tej Asllan Zemani.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...