AAK – Mustafës: Mos kceni si zorra n’prush

27 Nëntor 2016 - 18:36      

Pas postimit të kryeministrit Isa Mustafa që thoshte se vendi ka filluar të “frymojë lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti”, ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ata i kanë kërkuar Mustafës të gjejë bosët e kazinove, reketit e ryshfetit, transmeton Koha.net.

AAK i drejtohet kryeministrit duke i thënë se “mos përhapni tym e mjegull, sepse nuk e keni më aparatin e Rrahman Morinës me ju mbrojt”.

Ky është reagimi i plotë i AAK-së:

Isa Mustafa, nese jeni kryeministër gjeni boset e kazinove, reketit e ryshfetit e mos përhapni mjegull

Atë që nuk ka guxim ta thotë Isa Mustafa me zë, sepse e di që është gënjeshtër, ia plotësojnë mediat e tij, nga se ato janë mësuar të gënjejnë. Paska folur për bosët e kazinove, të reketit e të ryshfetit, por s'paska pasur guxim të thotë kush janë dhe të kujt janë, sepse ai e di që i ka në shpi, por ja që media e tij u paska gjetur adresë, e kryeministrit do t'i ketë pëlqyer prandaj nuk e ka përgënjeshtruar.

Qenka shërbyer edhe vet me propagandën që deri dje e "ka luftuar"! Mos u tutni kryeministër po nxjerrni në shesh edhe banditët edhe kasinot. Mos e përdorni logjikën e strucit, ose të skuthit "me gjujt gurin e me e fsheh dorën"! Ju jeni kryeministër dhe duhet t'i nxjerrni në shesh banditët, vetëm nëse nuk jeni edhe vet njëri prej tyre. Prandaj kryeministër mos përhapni tym e mjegull, sepse nuk e keni më aparatin e Rrahman Morinës me ju mbrojt. Të dhënat për punësimin i keni rrena. Këtë nuk po ua thotë vetëm AAK, por edhe ata qindra mijëra njerëz të papunë, të cilët nuk mund t'i mashtroni më. Prandaj s'keni pse kceni si zorra n'prush.

Meqë ra fjala Kryeministër, pse po merreni me tym e me mjegull e nuk po flisni për qato 70 dosje që i ke në prokurori, për vete, për miqtë e për djemt e tu. Bëni diçka të hajrit në jetën tuaj. Nisjani nga oborri i juaj!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...