Kukan: Shqipëria ka punë për të hapur negociatat - situatën e drogës e njohim mirë

27 Nëntor 2016 - 13:40      

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë, Eduard Kukan, flet për çështjet që pengojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kryesorja sipas tij, mbetet zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

I pyetur se përse Shqipëria ende nuk po merr rekomandimin e plotë, Kukan thotë se pavarësisht se Shqipëria ka bërë progres të mirë në pesë prioritetet kyçe, ka ende punë për të bërë sidomos kur flasim për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Këto çështje, së bashku, me mirëfunksionimin e gjyqësorit, do të jenë të një rëndësie të madhe, kur vjen puna për të vlerësuar përgatitjet për fillimin e negociatave. Shqipëria duhet të jetë gati për të treguar se zbatimi i reformave dhe masave konkrete në gjyqësi, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë sjellë rezultate. Është premtimi që politikanët shqiptarë kanë bërë ndaj BE-së, por edhe ndaj qytetarëve të saj”, thekson eurodeputeti.

Për sa i përket votimit që pritet në 15 dhjetor për hapjen e negociatave, Kukan thotë se Shqipëria ka ende punë për të bërë para datës për hapjen e negociatave.

“Në të njëjtën kohë, unë shpresoj se Shqipëria do të jetë e suksesshme në plotësimin në të ardhmen e afërt. Tani me statusin e vendit kandidat dhe me rekomandimin e Komisionit do të jetë e rëndësishme që Këshilli Europian të konfirmojë gatishmërinë për të hapur negociatat. Në këtë drejtim është më mirë që të jeni të përgatitur plotësisht dhe për të menaxhuar pritjet”, deklaron ai.

Eurodeputeti dhe raportuesi për vendet e Ballkanit, ka komentuar edhe situatën e kultivimit të kanabisit dhe “heshtjen” e Brukselit për këtë fenomen.

“Jemi njohur për një kohë të gjatë se kultivimi i marihuanës dhe trafiku i drogës është një problem në Shqipëri. Prandaj, ne e vlerësojmë veprime konkrete të policisë në luftën kundër këtij fenomeni. Ne, gjithashtu, jemi të mirëpritur për një bashkëpunim të mirë dhe efektiv me vendet e tjera. Unë nuk mendoj se ne jemi të heshtur. Ajo është përmendur në shumë raste dhe shumë politikanë, përfshirë mua, kemi reaguar ndaj këtij problemi. Kjo është një çështje e rëndësishme dhe unë shpresoj se Shqipëria do të vazhdojë në përpjekjet e saj për të luftuar kundër tij”, thotë ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...