Hapet për nder të 28 Nëntorit muzeu me armët e ushtrisë shqiptare

27 Nëntor 2016 - 13:34      

Armë që datojnë nga viti 1400, por edhe mjete tokësore e ajrore të Forcave të Armatosura ndër vite, janë ekspozuar në pritje të vizitorëve në ambientet e ish-Shkollës së Bashkuar, bëri me dije sot Ministria e Mbrojtjes.

Përgjegjësi Asllan Zemani shpjegon se, Muzeu i Forcave të Armatosura është konceptuar në dy periudha: e para që daton nga viti 1400 deri në 1900-n, ndërsa e dyta nga viti 1940 deri në 1990-n.

Për shkak të shumëllojshmërisë së armëve, municioneve, pajisjeve, mjeteve motorike dhe çdolloj pajisjeje tjetër që është përdorur nga ushtria, ky muze është konceptuar me dy ambiente.

“Muzeu është i përbërë nga dy pjesë, ai i brendshëm dhe ai i jashtëm. Në këtë të fundit janë vendosur armatime të ndryshme, duke përfshirë helikopterët, armatimet e rënda, topa të kalibrave të ndryshëm, të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme nga ushtria shqiptare”, thotë Asllan Zemani për TopChannel, përgjegjësi i muzeut.

Për festat e shpalljes së Pavarësisë dhe Çlirimit, më 28 dhe 29 nëntor, për herë të parë ky muze do të jetë i hapur për këdo që do ta vizitojë.

“Më 28-29 nëntor muzeu është i hapur duke filluar nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 14, sikurse dhe pasdite. Ai mirëpret vizitorë të ndryshëm dhe të shumëllojshëm, pavarësisht nga mosha apo profesioni”, shtoi më tej Asllan Zemani. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...