Haradinaj: 28 Nëntori është Dita që na bashkon

27 Nëntor 2016 - 13:02      

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë të AAK-së, me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, në shenjë nderimi për kontribut e sakrificë, kanë zgjedhur të përulën në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe në Gllogjan, si dhe përballë varrit të Presidentit Rugova dhe Shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë.

“28 Nëntori është një Ditë që na bashkon”, është deklaruar Haradinaj, “dhe kujtimi i atyre që i shërbyen kësaj dite dhe specifikisht lirisë së Kosovës, nuk do të na zbehet asnjëherë”.

“Ditët e mëdha për Kombin e për Kosovën, siç është 28 Nëntori dhe 17 Shkurti, janë ditë të historisë sonë, dhe ato do të mbeten vlerë jona e pakontestueshme për gjithmonë”, ka thënë Haradinaj.

AAK-ja po ashtu, sonte në ora 18:00 në Hotel Emerald, për nder të kësaj dite do të organizojë pritje për të gjitha shoqatat e dala nga lufta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...