Lavrov në Beograd, diskutohet edhe çështja e Kosovës

27 Nëntor 2016 - 11:42      

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, do të qëndrojë në Beograd më 12 dhe 13 dhjetor, ku do të bisedojë me krerët shtetërorë serbë, ka bërë me dije për të përditshmen “Politika, Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin.

Sipas tij, Lavrov do të takohet me presidentin serb, Tomislav Nikolliq, me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, dhe me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Sipas Çepurinit, bisedat do të prekin çështjet aktuale botërore, por edhe gjendjen në rajon.

“Rusia vazhdimisht e ka përkrahur Serbinë faktikisht në të gjitha çështjet, natyrisht edhe në ato kyçet, siç janë Kosova dhe Metohia dhe Republika Serbe. Në rend dite janë edhe marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë Çepurin, transmeton Koha.net.

Në konstatimin e gazetarit se Beogradi ndjek politikë të proklamuar të neutralitetit ushtarak, por se nga pala ruse herë pas here mund të dëgjohet se Moska nuk është e kënaqur me kontaktet e shpeshta mes Serbisë dhe NATO-s, ambasadori i Rusisë thotë:

“I respektojmë qëndrimet politike të Serbisë për neutralitet ushtarak”, ka thënë shkurt Çepurin.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...