
27 Nëntor 2016 - 11:28
Kërkesa e AGK-së bazohet edhe në deklaratën publike të kryetarit të Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi sipas së cilit rishikimi i këtij vendimi do të ishte respektim i kërkesave të publikut.
“Mungesa e transparencës në drejtësi krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata. Për më tepër, ky vendim ka inkurajuar të akuzuar të tjerë të kërkojnë mbyllje të seancave gjyqësore siç ndodhi në rastin “Stenta”. Kështu, Themelorja ka krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë”, thuhet në arsyetimin e kërkesës së AGK-së.
AGK thotë se sipas Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, parimi bazë në mbrojtjen e privatësisë dhe reputacionit është se ai duhet të mbrohet vetëm nëse personi në fjalë e meriton atë reputacion.
Po ashtu, sipas AGK-së, legjislacioni lejon publikimin e të dhënave personale kur është në pyetje interesi publik.
“Gjykatësi Shasivar Hoti fatkeqësisht fare nuk ka marrë në konsideratë këto parime prandaj edhe nuk e ka arsyetuar vendimin e tij”, thotë AGK.
AGK është po ashtu është thellësisht e zhgënjyer me prokuroren Drita Hajdari e cila “në vend se të kërkonte gjykim publik për të dëshmuar punën e prokurorisë është pajtuar me interesat e palës së akuzuar”.
“Seanca e ardhshme gjyqësore në këtë rast është planifikuar të mbahet të mërkurën më 30 nëntor. Më 20 tetor 2016 gjykatësi Shasivar Hoti, me kërkesë të avokatit mbrojtës të të akuzuarës Vlora Gorani, mori vendim që të mbyllej gjykimi nën arsyetimin se publikimi i shkëmbimeve telefonike do të përbënte dëm të riparueshëm dhe cenim të jetës private dhe të dhënave personale”, përfundon AGK.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...