Protestë “Drejtësi për Astritin” edhe në Frankfurt/Main

26 Nëntor 2016 - 20:58      

Bashkatdhetarë në Gjermani protestuan sot para përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Frankfurt/Main, ku shfaqen shqetësimin e tyre të thellë mbi rastin e humbjes së jetës së aktivistit, studentit dhe qytetarit të Kosovës, Astrit Dehari.

Vetëvendosje, në njoftimin për media, thotë se Dehari “u përndjek, u arrestua dhe së fundmi edhe vdiq nga regjimi i inkriminuar në Kosovë, vetëm pse mendoi e veproi politikisht”.

“Vdekja e dhunshme e aktivisti politik dhe humanistit Astrit Dehari në paraburgim është e papranueshme. Fakti që 17 vjet pas luftës së pari burgoset dhe pastaj vdes dikush për bindje e tija politike, e pasqyron më së miri se ku e ka kandisur ky pushtet vendlindjen tonë. Me vdekjen e Astritit ky pushtet është ndryshuar nga një pushtet autoritar, në një pushtet diktatorial e vrastar dhe, ne si të tillë nuk guxojmë ta tolerojmë më. Sepse secili nga ne mund të ishte në vend të Astritit”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes.

Në fund të kësaj proteste, pos fjalimeve të mbajtura në gjuhën shqipe dhe gjermane, një përfaqësues i Vetëvendosjes i dorëzoi përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës një shkresë me kërkesat e tyre, “duke nënvizuar kërkesën për një hetim të pavarur ligjor dhe për vënie para drejtësisë të përgjegjëseve të shtetit për këtë ngjarje të dhimbshme për gjithë shoqërinë tonë, brenda dhe jashtë atdheut”.

“Në fund protestuesit shfrytëzuan mundësinë që ta nënshkruajnë peticionin e iniciuar nga më se 100 OJQ, i cili ka filluar të nënshkruhet para dy ditëve në Kosovë, duke kërkuar “Drejtësi për Astrit Deharin! Drejtësi për Kosovën”, tha në fund Vetëvendosje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...