26 Nëntor 2016 - 22:22
Në këta artikuj, do të mund të lexoni për nevojën urgjente të nxjerrjes së një ligji për kryeqytetin dhe për Prishtinën si selia simbolike e shtetit.
Se çfarë ligji mund ta funksionalizojë Prishtinën dhe për qeverisjen komunale të kryeqytetit, flet në një intervistë Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale.
Më tutje, do të lexoni një reportazh nga Prizreni, për objektin e braktisur që u bë qendër rehabilituese, kurse te Kosovarçe do të njiheni me historinë e gazetarit që la gazetarinë për t’u marrë me bujqësi.
Te bota, nga San Salvadori do të lexoni për krimin e të qenit i bukur, si dhe për lokalin me staf sirianë, që ka sjellë një Siri në mes të Gjermanisë.
Në faqet e kulturës do të njiheni me pëlhurat që bartin artin aziatik deri në Prizren, dhe me Pokemonin që po zëvendësohet me libra edhe në Kosovë.
Paqja si sinonim i dashurisë dhe dashuria si vetë jeta, përcjell 7 shkronjat e aktores Anisa Ismaili, kurse te monumenti do të njiheni me kompleksin me stil, i fshehur në qendër të Prishtinës.
Ndërkaq, ndjekësit e sportit do të njihen me Fortesa Oranën dhe medaljet e saj në karate, dhe me Emin Ajvazin si “Al Capone” i futbollit kosovar.
Këto, dhe artikuj të tjerë nga shkenca, teknologjia dhe moda, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të nesërm në Koha Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
“Kryeqyteti pa status” by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...