Foto: Reuters

Çka thotë profesori Gruda për liderin e vdekur kubanez, Fidel Castro [video]

26 Nëntor 2016 - 20:11      

Ka vdekur të premten vonë, lideri kuban dhe revolucionari karizmatik Fidel Castro.

I lindur më 1926, Fidel Alejandro Castro Ruz ka drejtuar Republikën e Kubës për plot 49 vjet: 17 si kryeministër dhe 32 vjet si president i saj, raporton KTV.

Castro kishte ardhur në pushtet, pasi kishte drejtuar me sukses Kubën gjatë revolucionit të vitit 1959, për përmbysjen e diktatorit ushtarak Batista.

Për Zejnullah Grudën, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, i cili kishte vizituar Kubën më 1978 kur po shërbente si ambasador i Jugosllavisë në Panama, Castros i atribohen merita të mëdha për çlirimin e Kubës.

Në gjykimin e Grudës, lideri kuban do të mbetet në histori si njëri nga politikanët më me ndikim në historinë e gjysmës së dytë të shekullit XX.

I dorëhequr nga pozita e presidentit më 2008 për shkak të problemeve shëndetësore, Fidel Castro, që vdiq në moshën 90 vjeçare, ka qenë njeriu më i atentatuar në histori. Kuba, e cila drejtohet nga vëllai i Fidelit, presidenti Raul Castro, ka shpallur 9 ditë zie. 


Çka thotë profesori Gruda për liderin e vdekur... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...