Foto: Koha / ilustrim

Qeveria i raporton BE-së për krijimin e Asociacionit të komunave serbe [video]

26 Nëntor 2016 - 19:07      

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duket të jetë i pashmangshëm.

Përpilimi i Statutit të këtij asociacioni, pritet të fillojë menjëherë pas 15 dhjetorit, atëherë kur Kosova e merr kodin telefonik, raporton KTV.

Kështu thuhet në një raport të Qeverisë së Kosovës që i ka dorëzuar Bashkimit Evropian.

“Procesi i hartimit të Statutit të AKS-së në Prishtinë, do të fillojë në momentin që Kosovës do t’i jepet kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, më 15 dhjetor 2016”, thuhet në tekst.

Mirëpo, krijimi Asociacionit po vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare të cilat e konsiderojnë si antikushtetues.

Përfaqësues të opozitës kanë thënë se nuk do të jenë pjesë e përpilimit të këtij Statuti.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunacek, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. 


Qeveria i raporton BE-së për krijimin e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...