Fillojnë “Ditët e Ukshinit” në Universitetin e Prizrenit

26 Nëntor 2016 - 17:04      

Për ndër të dijetarit shqiptar Ukshin Hoti, sot në Universitetin e Prizrenit (UPZ) që mban emrin “Ukshin Hoti”, u organizua një orë letrare si dhe u mbajt një marrsh nga studentët e UPZ-së, ndërsa nesër do të bëhet zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit. Të gjitha këto aktivitete mbajnë emrin “Ditët e Ukshinit”.

Në amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit, u mbajt Ora e madhe Letrare “Për ty Ukshin”, ku pjesën kryesore e kishin studentët e UPZ-së dhe pastaj u vazhdua me një marsh po nga studentët, për nder të Ukshin Hotit, sepse fati i Profesorit Hotit ka njëzet vite që po ecën pa ndonjë destinacion, raporton KosovaPress.

Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor të UPZ-së, tha se këto aktivitete po bëhen për nder të vendosjes së lapidarit të Profesorit Ukshin Hoti në oborrin e Universitetit të Prizrenit dhe tregoi se propozimi për këtë lapidar ishte bërë nga Parlamenti Studentor dhe sipas tij, ka gjetur mbështetje për implementimin e tij.

“Ky ekskluzivitet këtë vit, është për nder të vendosjes së lapidarit të Profesorit Ukshin Hoti, në oborrin e Universitetit të Prizrenit. Prezenca e Ukshin Hotit në oborr, nuk do t’i shërbejë askujt më shumë se studentëve. Ai do të jetë frymëzim për ne, se si të punojmë në të ardhmen për ndërtimin e shtetit tonë. Gjithçka ka filluar me një kërkesë të Parlamentit Studentor, kërkesa është pritur mirë nga rektori Ramë Vataj. Fillimisht dhe ai e ka dërguar më tutje në Këshillin Drejtues nga ku është lejuar lirimi i fondeve dhe kryetari i atëhershëm i Këshillit Drejtues, Bekim Gashi, në bashkëpunim me anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues, e kanë miratuar kërkesën”, tha Berisha, raporton KP.

Ndërsa, Arta Sopaj, anëtare e Unionit të Studentëve, tha se Profesor Ukshin Hoti, ishte njeri që nuk pranonte të lëvdohej nga të tjerët.

“Njeriu që më së paku dëshironte që një institucion ta mbaj emrin e tij, e ai të qëndrojë në oborrin e gjelbëruar e të shkrirë në bronz, është padyshim profesor Ukshin Hoti”, tha Sopaj.

Veç tjerash studentët bën të ditur se nesër do të mbahet aktiviteti kryesor, pra Akademia Solemne si dhe zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.

Këto aktivitete po mbahen për herë të parë dhe se i kanë titulluar “Ditët e Ukshinit”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...