Abrashi thotë se papunësia ra për 9.1 për qind

26 Nëntor 2016 - 13:02      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale është marrë sot me raportin e një dite më parë të institucionit shtetëror për statistika.

Duke cituar raporton e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Abrashi ka thënë se papunësia bie në 26.2% - rënie impresive e papunësisë prej 9.1%, për dy vite.

“Dje janë publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore nga ASK-ja për gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe rezultatet janë vërtetë inkurajuese. Sipas Agjencisë së Statistikave, në vitin 2014 papunësia në Kosovë ishte 35.3%, në vitin 2015 ishte 32.9%, ndërsa për këtë vit, deri më tani, del të jetë 26.2%”,ka thënë Abrashi. “Krahasuar me 2014, vetëm dy vite më parë rezulton që këtë vit kemi një rënie impresive të papunësisë prej 9.1 %. Ky rezultat është vërtetë inkurajues sepse tregon një trend të rënies së papunësisë përgjatë tërë vitit 2016 (TM1 2016 27.7%, TM2 2016 26.2%)”, ka shtuar më pas ai.
Dhe jo vetëm kaq, kjo rënie e papunësisë është më e ulëta në pesë vitet e fundit në vendin tonë, ka thënë më tej ai.
“Duke filluar prej vitit 2012 e deri me 2015, papunësia në Kosovë asnjëherë nuk kishte pësuar rënie nën 30%. Viti 2016 shënon herën e parë që papunësia bie nën këtë nivel, duke arritur në 26.2%. Jemi te vetëdijshëm për problemet tona ende të shumta, por me këtë trend të rënies së papunësisë, me buxhetin që për herë të parë e arrin shifrën prej dy miliardë eurosh dhe me rritjen e përgjithshme të zhvillimit ekonomik në rreth 4%, këto trende pozitive vetëm sa do të vazhdojnë të rriten duke rritur kështu zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve tanë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...