Mustafa flet për takimin në Strasburg dhe hetimin në rastin Dehari

26 Nëntor 2016 - 11:55      

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka sqaruar atë që ndodhi në mbledhjen e të përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Parlamentit Evropian, për Stabilizim që u mbajt gjatë kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten.

Sipas tij, kjo ngjarje u prezantua me shumë mangësi në opinionin e Kosovës.

“Funksioni i këtij komisioni të përbashkët që u mbajt për herë të dytë pas takimit të parë në Prishtinë, në maj të këtij viti, është të përcjellë dhe nxitë zbatimin e MSA. U tha se gjoja Parlamenti Evropian mori vendime ose dha rekomandime te caktuara. Kjo aspak nuk ishte vërtete. Pra ishte një Komision i përbashkët, ku 13 ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha grupet parlamentare (shumica kuptohet nga pozita) dhe 5-6 deputetë të Parlamentit Evropian”, ka thënë Mustafa.

“Është me rëndësi se gjithë rekomandimet u aprovuan thuaja njëzëri (me një abstenim). Kjo kishte të bënte edhe me rekomandimin rreth humbjes tragjike e të dhembshme të jetës së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. U votua nga të gjithë të pranishmit dhe në një formulim të tillë që besoj se do të votohej edhe në Kuvendin e Kosovës, që i shpreh ngushëllime familjes e shokëve për humbjen e rëndë, që i fton organet kompetente të hetojnë dhe zbardhin rrethanat dhe të vejnë para ligjit gjithë ata që mund të kenë bërë vepra antiligjore”, ka thënë Mustafa, teksa ka shtuar se diku-diku kjo mbledhje u prezantua edhe si e përshkuar në tërësi me kritika ndaj qeverisë, edhe kjo është e njëanshme.

“Kritikat ishin të balancuara dhe kishin të bënin edhe me sjelljet e opozitës e kishte gjithashtu edhe njohje të rezultateve dhe progresit në fusha përkatëse. Në zhurmën që bëhet me primesa të një lufte primitive politike dhe për protagonizëm shpesh opinioni po mbetet pa informatën e saktë”, ka thënë Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...