Komandati i KFOR-it në takim me Kodhelin konfirmon përkrahjen për FSK-në

26 Nëntor 2016 - 11:49      

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Giovanni Fungo ka pritur sot ministren e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, të cilën e ka falënderuar për kontributin e trupave shqiptare në KFOR, duke theksuar profesionalizmin e lartë dhe zotimin e ushtarëve shqiptarë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it dhe ministrja Kodheli kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në gjendjen e sigurisë, si dhe situata e përgjithshme në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.

“Në veçanti KFOR-i konfirmoi përkrahjen e tij për institucionet në Kosovë në përmirësimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) brenda mandatit të tashëm Kushtetutës dhe në pajtim me kornizën ekzistuese legjislative. Zhvillimi i mëtejmë i aftësive specifike të FSK-së do të bëhet në funksion të pranimit dhe promovimit të FSK-së brenda të gjitha etnive në Kosovë. Takimi ishte një mundësi e shkëlqyeshme për KFOR-in që ta theksojë profesionalizmin e lartë dhe zotimin e ushtarëve shqiptarë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it. Ai gjithashtu falënderoi znj. Kodheli dhe Republikën e Shqipërisë për rritjen e kontributit të trupave shqiptarë në KFOR, prania e së cilëve, që nga viti 2010, ishte vazhdimisht e besueshme dhe e aftë”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

Ky ishte takimi i parë i Kodheli në Shtabin e KFOR-it që nga viti 2015 dhe takimi i dytë zyrtar me Gjeneralin Fungo, gjatë mandatit të tij si komandant i KFOR-it.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...