Forca kuqezi

26 Nëntor 2016 - 09:51      

Këmbët i rrahin fort për asfalt. Mundohen të imitojnë çdo lëvizje të ushtarëve që marshojnë para tyre rrugës përpjetë.

Pjesëtarët, që lëvizin sipas urdhrave të padiskutueshëm të eprorit, në krah kanë flamurin e Kosovës. Filloristët e shkollës fillore “Konstantin Kristoforidhi”, në kokë kanë kapela letre me flamurin kombëtar.

Njomakët e fshatit Nerodime, u drejtohen me “ushtarë” pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, shkruan sot Koha Ditore.

27 nëntori është “Dita e Forcës”, së themeluar më 2009, një vit pasi Kosova shpalli Pavarësinë. Dy ditë më parë i ka hapur dyer sivjet FSK-ja për qytetarët për shkak se data e përvjetorit të sivjetmë ka rastisur në fundjavë.

Dhe e premtja ishte zgjedhur si “Ditë e hapur” për qytetarët – siç shkruan në njoftimin e FSK-së, të publikuar nëpër gazeta – në kazermat e Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit, Gjilanit, Istogut dhe Pomozotinit.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës njofton se qëllimi i hapjes së dyerve ishte që qytetarët t’i shohin pajisjet, ambientet, si dhe aktivitetet e ndryshme, “të cilat dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...