Stomatologët e papunë akuzojnë Ministrinë e Shëndetësisë për mashtrim

26 Nëntor 2016 - 08:41      

Ndarjen e mjeteve nga Kuvendi i Kosovës nuk janë duke e gëzuar ende 28 specialistët e papunë të stomatologjisë. Ata nuk i kanë nënshkruar kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse kjo e fundit i kishte njoftuar se një gjë e tillë do të bëhet më 8 nëntor.

Stomatologët janë ankuar se Ministria nuk po e zbaton vendimin e Kuvendit për t’u bërë, të paktën, zgjidhje të përkohshme, shkruan sot Koha Ditore.

Njëri nga 28 stomatologët, pa dashur t’i përmendet emri, ka thënë se meqë Kuvendi, në rishikimin e buxhetit për këtë vit kishte ndarë rreth 300 mijë euro, Ministria i kishte ftuar ata për t’i nënshkruar kontratat.

“Ministria e Shëndetësisë më 4 nëntor e ka shpallur një njoftim publik në ueb-faqen e saj ku i ka ftuar mjekët specialistë stomatologë, të papunë, në bazë të një liste të hartuar nga Ministria, që më 8 nëntor konform vendimit të Kuvendit të Kosovës për punësimin e mjekëve specialistë, të vijnë në Ministri dhe t'i nënshkruajnë kontratat e punës”, ka thënë ky burim.

Me gjithë këtë njoftim, sipas tij, nuk është bërë nënshkrimi i kontratave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...