Foto ilustrim

Ngec funksionalizimi i Gjykatës në veri, dyshime për të kaluarën e kandidatëve për gjyqtarë

26 Nëntor 2016 - 06:50      

Funksionalizimi i Marrëveshjes për drejtësi në Mitrovicën Veriore ka ngecur për shkak të problemeve që kanë dalë me disa kandidatë, të cilët kanë shprehur interesim të punojnë në Gjykatën Themelore.

Një burim i ka thënë “Kohës Ditore” se kjo ka ndodhur për shkak se disa prej kandidatëve ende nuk i kanë shkëputur lidhjet me sistemin paralel të drejtësisë në veri, ashtu siç parashihet me marrëveshjen e dakorduar vitin e kaluar.

34 kandidatë për gjyqtarë qe disa muaj kanë kryer procedurat e intervistimit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJ) dhe ata i janë dërguar presidentit për dekretim. Në Presidencë nuk kanë pranuar të flasin për këtë proces.

As ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nuk ka treguar arsyet e vonesave në operacionalizimin e Gjykatës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...