Hoxhaj: Sot në Bruksel ka qenë sikur ditën kur Kosova luajti me Finlandën

25 Nëntor 2016 - 23:40      

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për marrëveshjen e nënshkruar sot në Bruksel.

“Marrëveshjet që kemi nënshkruar sot është marrëveshja e dytë që e nënshkruan Kosova me Bashkimin Europian, pas asaj të MSA-së dhe kjo është për qasje të Kosovës në programe të BE-së. Qëllimi kryesor është që qytetarët e Kosovës të kenë qasje në programe të BE-së. Nga viti 2009 kemi kërkuar që të kemi këtë qasje”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Koha.net.

Gjatë vitit 2017, sipas Hoxhajt, do të fokusohen që t’i ndihmojnë grupeve të interesit për aplikim në këto programe.

Kurse për fusnotën, ai ka thënë se megjithatë kanë nënshkruar sikur shtet në Bruksel.

“Natyrisht që për Kosovën edhe më tutje është shqetësim, që në përvjetorin e 9të të Pavarësisë ka 5 vende që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për atë është fusnota. Por marrëveshjet e tilla nënshkruhen me shtete”, shtoi Hoxhaj, që këtë ditë e krahasoi me diçka interesante.

“Sot ka qenë dita zero dhe ka pasur shumë rëndësi, nëse mund ta krahasojmë, sot ka qenë sikur ndeshja e parë e Kosovës me Finlandën. Nga sot lëvizim me shpejtësi të madhe”, përfundoi Hoxhaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...