25 Nëntor 2016 - 20:26
Por transformimin e FSK-së në ushtri Thaçi e përmend që nga kur ishte kryeministër, ndërsa i ka mbetur premtim për vite me radhë. Sa herë ka parada të FSK-së me rastin e përvjetorit të shtetësisë së Kosovës thuhet se kjo do ët jetë e fundit paradë nën petkun e FSK-së. Por Ushtria ende s’është bërë.
Sidoqoftë, Thaçi i ka uruar pjesëtarët e kësaj force dhe qytetarët e Kosovës, duke thënë se “Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur në një forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe ushtritë e vendeve tona mike, nga SHBA-ja e deri te Evropa”.
“Ata janë krenaria jonë, besimi ynë në të ardhmen tonë të sigurt, në paqe e stabilitet. Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është gati që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë e standardeve më të larta të NATO-s, profesionale, me përfshirje të gjerë të të gjitha komuniteteve dhe gjinive, që do të angazhohet për paqe dhe stabilitet në Kosovë, rajon dhe kudo në botë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka lavdëruar njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë marrë medaljen e artë në manovrat në Britani të Madhe.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...