Veseli – studentëve të Drenasit: Kemi nevojë për nacionalizëm bashkëkohor

25 Nëntor 2016 - 19:50      

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka takuar qindra studentë të Drenasit, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimin e Drenasit dhe ofrimin e perspektivës për të rinjtë.

Veseli ka thënë se shtetndërtimi ende nuk ka përfunduar dhe vendi po kalon momente mjaft sfiduese.

“PDK ka vizion të qartë qeverisës dhe ka guxim për të marrë vendime dhe për t’u përballur me sfidat e zhvillimit. Ne tash kemi nevojë për një nacionalizëm bashkëkohor që ndërlidhet me zhvillimin ekonomik”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së ka thënë se studentët dikur ishin prijës të lëvizjes kombëtare për liri, kurse sot janë prijës të zhvillimit të vendit.

“Shteti duhet ta përcaktojë si interes nacional strategjik investimin në arsimim, në ngritjen e cilësisë dhe në arritjen e standardeve bashkëkohore të formimit profesional”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së ka thënë se të rinjtë tanë duhet të përgatiten sa më mirë për tregun nacional dhe ndërkombëtar të punës.

Ndërsa, në këtë takim me studentë të Drenasit, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se pret që pas 4 dhjetorit, si kryetar komune t’i pres të diplomuarit e Drenasit me projekte dhe ide kreative për të zhvilluar bashkërisht komunën e Drenasit dhe për të krijuar vende të reja të punës.

“Së bashku do të zhvillojmë komunën tonë, sepse do ta kemi edhe mbështetjen e fuqishme të lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Lladrovci.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit iu ka premtuar studentëve se do t’ua sigurojë 200 bursa nga buxheti komunal.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...