Lekaj: Para se të themi urime për FSK-në, duhet thënë lavdi gjithëve që dhanë jetën

25 Nëntor 2016 - 19:38      

Për Ditën e Forcës (FSK-së), kryetari i GP të AAK-së, ka uruar këtë ditë duke thënë se kjo ditë kujton sakrificën e shumë gjeneratave.

“Kjo ditë na kujton sakrificën e përkushtimin për ta jetësuar idealin e gjeneratave të tëra për çlirim, liri, pavarësi e shtet”, thuhet nga Lekaj, transmeton Koha.net.

Ai thotë se kjo forcë, që është pasardhëse e UÇK-së, nesër do të jetë Ushtria e Kosovës.

“’Dita e Forcës’ është rrjedhimisht dita e Kosovës, sepse UÇK-ja si paraardhëse e FSK-së, kishte për qëllim çlirimin e vendit, gjë që bashkë me miqtë e arriti, ndërsa tani është FSK-ja, nesër si Ushtri e Kosovës, me aleatët tanë, që do ta mbrojë shtetin e lirinë e tij. Sot ju them të gjithë ushtarëve tonë, familjeve të tyre, e qytetarëve të Kosovës pa dallim, urime "Dita e Forcës". Veçanërisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve. Sepse secili nga ta dha diçka për të ekzistuar shteti i Kosovës i lirë e me ushtrinë e saj, për të pasur ditën kur ne kremtojmë lirinë, për të pasur ditën e pavarësisë, e për të festuar lirshëm edhe ditën e Shqiptarëve, 28 Nëntorin!”, ka shtuar Lekaj, teksa ka përfunduar se para se të thuhet urime, duke thënë lavdi të gjithëve që ranë për këtë ditë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...