Nga Skënderaj në Prishtinë: Kërkohet drejtësi e kompensim për dëmet e luftës [video]

25 Nëntor 2016 - 19:24      

Kryen gjenocid mbi popullatën civile duke mos i kursyer as foshnjat, derisa edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës nuk kanë dalë para drejtësisë.

Ky është ankthi, i cili po i mundon gjithë këto vite familjarët e të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë kryesisht ata të rrethinës së Skënderajtraporton KTV.

Përveç drejtësisë, të cilën e kërkuan nëpërmjet protestës para Gjykatës Kushtetuese, së cilës i kanë bërë thirrje të shfrytëzojë të drejtat që i takojnë me Kushtetutë, familjarët kërkuan edhe kompensim të dëmeve.

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese e as Qeveria nuk duhet të rrinë duarkryq në kërkim të kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga barbarët serbë. Me pankarta në duar ku shiheshin foto të masakrave të kryera, ata marshuan edhe drejt Qeverisë.

Në muajin prill të këtij viti, këta qytetarë i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese edhe me një kërkesë për të reaguar lidhur me këtë çështje, por nuk kanë marrë ende përgjigje.


Kërkohet drejtësi e kompensim për dëmet e luftës by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...