25 Nëntor 2016 - 19:14
Peticioni përmes së cilit po kërkohet hetim i pavarur dhe transparent për rastin, dorëheqjen e Dhurata Hoxhës e Skënder Hysenit, fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit, si dhe një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, është nënshkruar nga mijëra qytetarë ndërsa organizatorët presin që brenda tri ditësh të tejkalohet numri prej 10 mijë nënshkrimesh, raporton KTV.
E derisa me peticion kërkohet edhe një seancë e jashtëzakonshme, Vetëvendosje vazhdon të jetë me 39 nënshkrime të deputetëve për një seancë të kërkuar para më shumë se dy javësh nga lëvizja.
Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi e cila pasdite është kthyer nga Strasburgu ka thënë se është për të ardhur keq që në Strasburg votohet unanimisht për këtë çështje e në Kuvend përmes shantazheve nuk lejojnë të thirret një seancë.
Peticioni drejtësi për Astrit Deharin do të vazhdojë për një javë ndërsa prej të shtunës do të përhapet në të gjitha komunat e Kosovës
Vazhdon peticioni “Drejtësi për Astritin” by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...