25 Nëntor 2016 - 19:08
Kreyparlamentari dhe kryetari i PDK-së Kadri Vesli, nuk ka treguar se për ku ka udhëtuar, por në postimin e tij në Facebook, thotë se nga modernizimi i hekurudhave do të përfitojë Drenica, nga kjo nënkuptohet se stacioni i Veselit ishte Drenasi, ku edhe është duke u zhvilluar fushata e pashpallur zgjedhore për kryetar të Drenasit.
“Bashkë me qytetarët, sot pata një udhëtim të këndshëm me tren. Biseduam për investimin e madh në hekurudhat e Kosovës, prej 208 milionë eurosh, të cilin do ta përmbyllim brenda tre vjetësh. Nga ky modernizim do të përfitojë drejtpërdrejt Drenica dhe ai do të shtrihet edhe në tërë Kosovën”, shkruan Vesli në Facebook.
Ndërsa në vitin 2014 një udhëtim të ngjashëm gjatë fushatës zgjedhore kishte bërë edhe ish-kryetari i PDK-së, tani shefi i shtetit, Hashim Thaçi, i cili po ashtu kishte përmendur investimet 200 milionëshe në hekurudha.
“Dje udhëtova me tren nga Fushë Kosova deri në Drenas, ku pa nga afër punën dhe funksionimin e Hekurudhave të Kosovës. Qeveria ime është duke negociuar kredi zhvillimore me BERZH prej afër 200 milionë euro – vetëm për hekurudha. Ju premtoj se gjatë 4 viteve të ardhshme, mallrat dhe udhëtarët kosovarë do të udhëtojnë me tren në tërë Evropën”, kishte shkruar Thaçi në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...