Hoxhaj e Mogherini nesër nënshkruajnë marrëveshjen për qasjen në fondet e BE-së

24 Nëntor 2016 - 21:50      

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar nga Madagaskari drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian, takim ky i udhëhequr nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq Kryeministri Isa Mustafa.

Takimi është i nivelit të lartë dhe i pari i këtij lloji pas hyrjes në fuqi të MSA-së në prill ndërsa të dyja palët do të raportojnë për të arriturat dhe diskutojnë një sërë çështjesh.

Po ashtu, në ditën e njëjtë do të nënshkruhet marrëveshja për qasjen e Kosovës në fondet e BE-së. Siç mëson KTV, marrëveshja do të nënshkruhet nga Përfaqësuesja e Lartë për politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ende nuk dihet në cilat fonde Kosova do të ketë qasje por konsiderohet një nga instrumentet kryesore që Kosova do të përfitojë në shumë fusha sikurse në arsim, ndërmarrësi, mjedis e fusha tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...