Për Nikoliqin, “jo sinqeriteti i Prishtinës mund të bëhet shpejt problem serioz”

24 Nëntor 2016 - 21:30      

Kryetari Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se Prishtina nuk ka treguar vullnetin e sinqertë dhe kjo, sipas tij, mund të bëhet së shpejti problem serioz, transmeton Koha.net.

Ai sot, siç njofton tanjug, ka pritur deputetë të Çekisë dhe atyre ua ka ritreguar versionin e vet për Kosovën.

Duke e ashpërsuar retorikën tashmë të njohur kundër Kosovës, Nikoliq ka thënë se Beogradi me Prishtinën i ka përmbushur të gjitha detyrimet që i ka marrë përsipër gjatë bisedimeve, por Prishtina, deri më tash, sipas tij, nuk ka treguar vullnetin e sinqertë dhe kjo mund të bëhet së shpejti problem serioz.

Ai në vazhdim ka thënë se Serbia bisedimet me Kosovën i ka filluar me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët që jetojnë “në krahinën jugore”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...