“Vrasësit e Enver Hadrit mund ta kryejnë dënimin në Serbi”

24 Nëntor 2016 - 20:16      

Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq ka deklaruar sot se Belgjika ende nuk e ka dërguar kërkesën për ekstradimin e tre shtetasve serbë të dënuar për vrasjen e shqiptarit nga Kosova Enver Hadri, transmeton Koha.net.

“Nëse vjen, kërkesa do të shqyrtohet”, citon “Blic” të ketë thënë ajo.

Dje është njoftuar se Veselin Vukotiq, Andrija Drashkoviq dhe Bozhidar Spasiq janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata penale e Brukselit për vrasjen e veprimtarit shqiptar në vitin 1990 në Bruksel.

Ajo ka theksuar se nuk ka marrëveshje Serbi – Belgjikë për ekstradimin e shtetasve, kështu që Belgjika, sipas saj, mund të kërkojë vetëm ekzekutimin e vendimit të plotfuqishëm gjyqësor.

“Kjo do të thotë se nëse aktgjykimi belg bëhet i plotfuqishëm, ky shtet mund të kërkojë që Vukotiq, Drashkoviq dhe Spasiq ta kryejnë dënimin në Serbi”, ka thënë Kuburoviq.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...