Foto: Ilustrim

810 euro gjobë për valimin e flamurit shqiptar në Bujanoc

24 Nëntor 2016 - 20:00      

Për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin partiak në Bujanoc, Gjykata për kundërvajtje e, ka dënuar me 810 euro Partinë Demokratike të këtij qyteti në Luginën e Preshevës, transmeton Koha.net.

Lideri i kësaj partie dhe kryetari i deri vonshëm i Bujanocit, Nagip Arifi nga Tërnoci i Madh do ta paguajë këtë gjobë pasi që, siç thotë “Blic” i Beogradit, “është fajtor për valëvitje të flamurit të shtetit të huaj më 28 nëntor 2014 në orën 08:00”.

Në aktgjykim theksohet se krahas flamurit shqiptar nuk ishte vendosur edhe flamuri i Serbisë, ndërsa portali serb shton se “më në fund, pas dy vjetësh, është zbatuar klauzola dënuese mbi Ligjin,dukjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë”.

Gazeta e Beogradit qahet pse në Bujanoc, nga 21 deri më 28 nëntor, çdo gjë është në shenjë të shënimit të Ditës së Flamurit shqiptar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...