Banorët e Vranishtës kundër ndërtimit të hidrocentralit [video]

24 Nëntor 2016 - 19:32      

Ndërtimi i një hidrocentrali në fshatin Vranishtë të Komunës së Dragashit ka ngritur në këmbë banorët e kësaj ane, raporton KTV.

Ata shprehen të shqetësuar se me ndërtimin e tij në lumin e Brodit, pos që do t’i shkaktojë, siç thonë ata dëm natyrës, do t’u shkaktojë dëm edhe vet atyre.

Sheki Hoxha, i cili punon tash e sa vjet me bagëti, nuk e ka mirëpritur këtë lajm. Mirëpo, zyrtarët komunalë të Dragashit thonë se pëlqimi për ndërtimin e këtij hidrocentrali tashmë është dhënë nga Kuvendi Komunal dhe nga Ministria e Mjedisit.

Gjithashtu, sipas komunës, problem nuk është vetëm shfrytëzimi i ujit por edhe ai i pronave.
TV Arta nuk ka arritur të marrë një qëndrim nga Konsorciumi slloven “KOS”, i cili tashmë në këtë komunë ka ndërtuar edhe dy hidrocentrale tjera të vegjël, Restelica një dhe Brodi dy.


Banorët e Vranishtës kundër ndërtimi të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...