24 Nëntor 2016 - 19:20
Një vlerësim i tillë ka dalë nga matjet, të cilat i ka bërë Ambasada Amerikane në Kosovë. Matjet vërtetuan se vlerat e ndotjes së ajrit sillen prej 151 deri në 200, gjë që definohet si ajër jo i shëndetshëm.
Tymi i termocentraleve të KEK-ut, djegia e karburanteve, të cilat lirojnë gazra dhe pluhuri mbesin shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit deri në këtë masë.
Ekspertë të mjedisit thonë se jo vetëm Prishtina, por i gjithë vendi është zhytur në një mjedis jashtëzakonisht të ndotur, i cili madje i kalon edhe parametrat më të lartë.
Sipas tyre, gjetjet e ambasadës nuk janë befasuese ngase Kosova ka vite që është kthyer në një mjedis tejet të ndotur, ndërsa institucionet vazhdojnë të mos ndërmarrin asnjë hap në përmirësimin e gjendjes. Ndotja e madhe e ajrit është shkaktar i shumë sëmundjeve, thonë mjekët. Qytetarët ankohen se institucionet përkatëse po rrinë duarkryq, pasi nuk po marrin masa parandaluese ndaj ndotësve.
Prishtinasit jetojnë në ambient shumë të ndotur by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...