Si po e synon Thaçi forcimin e pozitës së Presidentit [video]

24 Nëntor 2016 - 19:14      

Kishte deklaruar se do të kërkonte edhe një mandat të ri presidencial pas pesë vjetësh vetëm nëse zgjedhja e presidentit do të bëhej nga populli, e tash presidenti po synon ta bëjë realitet një gjë të tillë, raporton KTV.

Me reformën që ka iniciuar, presidenti po planifikon që zgjedhjen e presidentit ta realizojë nga populli, që të mbyllë listat dhe që të shtojë edhe dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ende pa e bërë 1 vit si president, Hashim Thaçi ka marrë iniciativë për reformë zgjedhore e kushtetuese, duke synuar që zgjedhja e presidentit të bëhet nga populli.

Fillimisht ishte përmendur edhe mundësia e uljes së numrit të nevojshëm të votave për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, që të mbyllen listat dhe të shtohen edhe dy ulëse, një për malazezë e një për kroatë.

Vetë presidenti kishte dalë me idenë që numri i ulëseve në Kuvend nga 120 të zbriste në 100. Për t’i arritur ndryshimet kushtetuese, përveç dy të tretave të shumicës, duhet patjetër dy të tretat edhe të minoriteteve në Kuvend.

Ish-presidenti i republikës, Fatmir Sejdiu, ka treguar një përvojë të tij, kur kishte tentuar të bënte reformë te zgjedhja e presidentit e dikujt kjo nuk i konvenonte atë kohë.

Iniciativën e presidentit Hashim Thaçi nuk po arrin ta kuptojë deputetja e LDK-së Vjosa Osmani.

Partitë opozitare nuk po pranojnë që t’i përgjigjen thirrjes së presidentit për reformë zgjedhore. E quajnë joserioze këtë iniciativë, derisa thonë se më mirë do të duhej presidenti t’i mblidhte partitë për ta caktuar datën e zgjedhjeve.


Si po e synon Thaçi forcimin e pozitës së... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...