24 Nëntor 2016 - 19:09
Të burgosurit të mërkurën janë futur në grevë urie duke i dalë në mbrojtje ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Destan Zogaj dhe tre gardianëve, që u suspenduan dy ditë më herët.
Behxhet Shala, këtë situatë e konsideron si krejtësisht të pazakontë, dhe kërkesat eventuale nuk duhet marrë parasysh.
Shala ka tërhequr paralele mes rastit të fundit dhe, atë të ikjes nga burgu në rastin Lushtaku dhe të tjerët, që rezultoi me aktakuza të një numri zyrtarësh të shërbimit korrektues.
Greva e të burgosurve është ndërprerë të enjten, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media, dhe gjendja stabilizuar.
Për koincidencë, shërbimi korrektues, po të enjten ka publikuar konkursin për Drejtor të kësaj qendre në media, pasi që edhe vetë drejtues të shërbimit korrektues, kishin pranuar se ushtruesi i detyrës, Destan Zogaj, nuk përmbushte kriteret për këtë pozitë, e megjithatë kishte mbetur aty për një kohë.
Një gjë të tillë e kishte thënë drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, po ashtu ushtrues detyre, që në vitin 2007, ishte detyruar të japë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Burgut të Dubravës, pas ikjes së shtatë të burgosurve.
Kush e cilëson të pazakontë situatën në Qendrën... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...