Pezullohet nga puna edhe infermierja që i ofroi ndihmë Astrit Deharit [video]

24 Nëntor 2016 - 19:06      

Dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë pezulloi nga puna zyrtarët e qendrës së paraburgimit në Prizren, nga vendi i punës është pezulluar edhe infermierja, e cila i kishte ofruar ndihëm mjekësore ditën tragjike Astrit Deharit, raporton KTV.

Ndaj saj gjithashtu janë iniciuar procedurat disiplinore. Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve gjithashtu ka marrë vendim që kryeinfermieren e qendrës së paraburgimit në Prizren ta ulë në pozitën e infermieres, duke iniciuar edhe procedura disiplinore ndaj saj.

Shërbimi nuk ka dhënë detaje se cilat janë të gjeturat që iniciuan këto masa, por Inspektorati kishte konstatuar se intervenimi i zyrtarëve korrektues ishte i plogësht. Raporti i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë gjithashtu konstaton se zyrtarët korrektues ishin sjellë në kundërshtim me rregullat e sigurisë për situata të tilla emergjente, duke i lënë të paraburgosurit në korridore dhe në dhomën e të burgosurit ku ka ndodhur incidenti. Me këtë veprim, sipas Inspektoratit, ata në mënyrë të pavetëdijshme kanë rrezikuar asgjësimin e provave në vendin e ngjarjes.

Intervenimi fizik i oficerëve të burgut nuk ka qenë i shpejtë dhe profesional, ashtu siç do të duhej të veprohej në rastet emergjente.


Pezullohet nga puna edhe infermierja që i ofroi... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...