24 Nëntor 2016 - 19:03
Rreth 100 organizata, aktivistë, intelektualë e gazetarë i janë bashkuar marshit protestues në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Në emër të organizatorëve, aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha, edhe një herë ka përsëritur kërkesat për hetim të pavarur dhe të paanshëm, qoftë vendor ose ndërkombëtar.
Ajo gjithashtu ka thënë se kërkesë e tyre mbetet edhe shkarkimi i të gjithë drejtuesve të institucioneve përgjegjëse, si dhe dorëheqja nga detyra e ministres Dhurata Hoxha dhe ministrit Skënder Hyseni.
Me një minutë heshtje është mbyllur protesta në minutën e 26-të të saj, për të kujtuar se Astrit Dehari ka vdekur në moshën 26-vjeçare.
Marshi protestues më pas ka parakaluar deri në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nga sot ka nisur edhe peticioni përmes së cilit do të kërkohet “Drejtësi për Astritin”.
Raporti i KTV-së për protestën “Drejtësi për... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...