Gana hap Konsullatë të Nderit në Kosovë

24 Nëntor 2016 - 17:58      

Sot pasdite u bë inaugurimi i Konsullatës së nderit të Republikës së Ganës në Prishtinë.

Konsull i nderit i kësaj Konsullate, Valon Lluka tha se ky është misioni i parë dhe i vetëm i vendeve afrikane në Kosovë.

Lluka tha se përgjegjësia e tij është që të promovojë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore. Lluka bëri të ditur se Konsullata do të shërbejë për lëshimin e vizave dhe promovimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të Ganës në Kosovë.

Ambasadori i Ganës në Ankara Ibrahim Abaz tha se kanë krijuar marrëdhëniet politike në vitin 2012 pas pranimit të Kosovës.

“Gjatë vizitës time të parë në vitin 2013 isha i impresionuar me marrëdhëniet ndërshtetërore për krijimin e marrëdhënieve politikë, ekonomike e sportive”, tha Abaz.

Në inaugurim ishte prezent edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili falënderoi Ganën për mbështetjen e Kosovës pas vitit 2012 dhe pret që kapitali i Ganës të jetë në Kosovë e po ashtu edhe ai i Kosovës në Gana.

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se po hapet një dritare e fuqishme ekonomike nga Afrika duke shpreh çudi se askush nga Qeveria nuk ishte e pranishme në këtë ceremoni, transmeton kp.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O'Conell tha se është fantastike të dëgjojë se sa larg ka shkuar Gana për njohjen e Kosovës me kontributin që ka dhënë.
Ai rikujtoi se ky shtet ka mbyllur ambasadën në Beograd vetëm për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti u shpreh i kënaqur se në Kosovë është hapur përfaqësia e parë afrikane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...