24 Nëntor 2016 - 15:01
Presidenti ka ofruar mbështetjen e plotë për ekipin dhe për punën e tyre, që synon të sjellë dhjetëra milionë euro investime nga ky agjencion federal amerikan.
“MCC është sukses i madh për Kosovën, vlerësim i madh për shtetin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “suksesi juaj reflekton edhe në marrëdhëniet tona me SHBA-të”.
“Përkrahja amerikane për zhvillim ekonomik, mbrojtje të ambientit dhe sundim të ligjit është e rëndësishme për të iniciuar një cikël të ri të zhvillimit të Kosovës”, ka theksuar presidenti.
Nga ana tjetër, Petrit Selimi, koordinator i Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës ka informuar presidentin Thaçi për punën që po bën ekipi për të jetësuar prioritet e MCC-së.
“Ekipi i MCC-së në Qeverinë e Kosovës është i përkushtuar të zhvillojë projektet që do të sjellin përfitime maksimale për Kosovën”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “falënderojmë presidentin për përkrahje të vazhdueshme të zhvillimit te programit të MMC”.
Sipas Selimit, pas identifikimit të fushave investimeve, tash do të fillohet me realizimin e projekteve konkrete të investimeve, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Lexoni edhe: Korrupsioni ia rrezikon Kosovës rreth 300 milionë dollarë
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...